Duke grupuar në 12 shtylla si institucionet,infrastruktura, mjedisi makroekonomik,

Duke u mbështetur në punimin origjinal të Klaus Shwab’s të vitit 1979, World EconomicForum ka përdorur Indeksin Global të Konkurrencës (IGK) që u zhvillua më vonë nga Havier Sala-i-Martin në bashkëpunim me Forumin që nga 2005. IGK kombinon 114 tregues me rëndësi përproduktivitetin dhe prosperitetin afatgjatë. Këto tregues janë grupuar në 12 shtylla si institucionet,infrastruktura, mjedisi makroekonomik, shëndetësia dhe arsimi fillor, arsimi dhe aftësimi i lartë,efikasiteti i tregut të mallrave, efikasiteti i tregut të punës, zhvillimi i tregut financiar, gatishmëriateknologjike, dhe risitë. Këto shtylla janë nga ana tjetër të organizuara në tre nënindekse: kërkesatthemelore, rritësit e efikasitetit, inovacioni dhe faktorët e sofistikimit. Tre nënindekset u janë dhënëpeshave të ndryshme në llogaritjen e Indeksit të përgjithshëm, në varësi të fazës së zhvillimit tësecilës ekonomi, të përcaktuar nga PBB-ja e saj për frymëi dhe pjesa e eksporteve të përfaqësuarnga lëndët e para. GCI përfshin të dhëna statistikore nga organizata të njohura ndërkombëtarisht,sidomos nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore dhe agjencitë e specializuaratë Kombeve të Bashkuara, përfshirë Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, UNESCOdhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Sipas Raportit të Indeksit Global të Konkurrencës për2017-2018 Shqipëria rënditet e 75 nga 137 vendeme 4.18 pikë duke shfaqur përmirësim nga raportii një viti më parë ku rënditej në vendin e 80 me 4.06 pikë nga 7 në total. Në rastin e Shqipërisëproblematikat kryesore në lidhje me të bërit biznes janë normat e taksave, korrupsioni, qasja nëfinancim, rregulloret tatimor, burokracia e qeverisë joefikase, fuqia punëtore e pamjaftueshme earsimuar, inflacion, etika e dobët e punës në forcën kombëtare të punës, paqëndrueshmëria epolitikave, furnizimi joadekuat i infrastrukturës, krimi dhe vjedhja, kapaciteti i pamjaftueshëm përtë përtërirë, paqëndrueshmëria e qeverisë, shëndeti publik i dobët, rregullat e kufizuara të punës,rregulloret e valutës të rënditura sipas ndikimit nga treguesit me performancë më të dobët te atome performancë me të lartë.